Një i ri shqiptar është ndaluar nga policia italiane, pasi qarkullonte me një motoçikletë të vjedhur. Ndalimi i shqiptarit u bë mbrëmë në Chiavari të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se 18-vjeçari, rezulton me precedentë penale, ndërsa po hetohet në gjendje të lirë për akuzën e vjedhjes.

Mësohet se motoçikletës i ishte vendosur dhe një targë që ishte false. Tashmë policia po vijon me dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb