Mesfushori francez Aurelien Tchouameni dhe mbrojtësi austriak David Alaba janë të lënduar dhe do të mungojnë në gjysmëfinalen e Superkupës spanjolle kundër Valencias në Riad, njoftim ky i bërë nga Real Madrid në rrjetet sociale.

Dyshja vuanin nga dëmtime në muskuj dhe u lanë jashtë skuadrës prej 23 lojtarësh që udhëtonin për në Arabinë Saudite për kompeticionin. Gjithsesi, alternativat për trajnerin Ancelotti janë të shumta. Sfida do të luhet me datën 11 janar dhe është programuar të zhvillohet në King Fahd International Stadium (Riyadh).

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: