Mbretëria e Bashkuar po konsideron furnizimin e Ukrainës me tanke luftarake britanike për herë të parë për të ndihmuar ushtrinë e saj të luftojë Rusinë.
Diskutimet kanë nisur të zhvillohen prej disa javësh për dorëzimin e një numri të tankeve të betejës “Challenger 2″ të ushtrisë britanike, sipas burimeve të mediave në Mbretërinë e Bashkuar.
Ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, por një veprim i tillë do ta bënte Britaninë vendin e parë që do t’i përgjigjet kërkesave të liderëve të Ukrainës për të pajisur ushtrinë e tyre me tanke të fuqishme.
Një burim sugjeroi se Mbretëria e Bashkuar mund të ofrojë rreth 10 tanke Challenger 2”, ku secili prej tyre kushton mbi 4 milionë paundë, të cilat do të mjaftonin për të pajisur një skuadrilje, sipas Sky News.