Inter përballet me 10 janar me Parmën, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë. Mbrojtësi i zikaltërve, Matteo Darmian ka dhënë mendimin e tij për kompeticionin, gjithashtu nuk la pa përmendur edhe barazimin me Monzën.
“Donim të sillnim tre pikët në shtëpi për të patur vazhdimësi pas fitores ndaj Napolit, fatkeqësisht nuk ia dolëm, por shikojmë përpara. Kemi një ndeshje të rëndësishme në një kompeticion të rëndësishëm. E fituam vitin e kaluar dhe duam të bëjmë mirë edhe këtë vit” – Tha ai.
(BalkanWeb)
