Princi Harry thotë se gjyshja e tij Mbretëresha e pyeti Meghan Markle për mendimet e saj për Donald Trump gjatë takimit të tyre të parë në vitin 2016.
Duka i Sussex-it kujtoi bisedën e parë mes gjyshes së tij dhe të dashurës së tij të atëhershme në kujtimet e tij të reja shpërthyese Spare , duke pretenduar se Madhëria e saj ‘e pyeti Megan se çfarë mendonte ajo për’ Trump, i cili në atë kohë ishte duke përgatitur për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, të cilat ai i fitoi.
Megjithatë, Harry thotë se gruaja e tij tani, zgjodhi përfundimisht të shmangë ndarjen e mendimit të saj, duke shkruar se ajo ‘mendonte se politika ishte një lojë pa fitues’ kështu që ‘ndryshoi temën te Kanadaja’, ku ajo jetonte në atë kohë.
(BalkanWeb)
