Pas shumë rezultatesh negative radhazi, Atalanta ka fituar ndaj Bolognas në transfertë me shifrat 1-2. Bolonjezët shënuan të parët në minutën e gjashtë, me Orsolinin. Bergamaskët bënë gjithçka mirë dhe ia dolën të përmbysnin shifrat.
Fillimisht ishte Koopmeiners T. që vendosi ekuilibrat pas një asisti të Bogas, me një gjuajtje fantastike. Përmbysja mban firmën e Hojlund, sërish protagonist Boga me asist. Berat Gjimshiti nuk u preferua nga trajneri i Atalantës, Gasperini, i cili e aktivizoi vetëm në fund.
(BalkanWeb)
