Cilësohet si një nga momentet që e përshkruan më së miri dhimbjen e shqiptarëve.

Ndaj fotografia e Sherife Lutës me vajzën në gji, që u shndërrua në simbolin e refugjatëve kosovarë, u vendos në sheshin e Mitrovicës.

Mirëpo të hënën ky lapidar mori një pamje tjetër pasi persona të paidentifikuar e kanë dëmtuar këtë fotografi të vendosur në lapidar.

Sipas qytetarëve kjo nuk është hera e parë që ky lapidar dëmtohet, të cilët po ashtu bënë apel që vlerat historike të ruhen.

Policia ende nuk ka arrestuar asnjë të dyshuar lidhur me rastin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb