Rreth 90% e popullsisë së Kalifornisë në SHBA është duke u përballur me përmbytje shiu, erëra të furishme dhe rrëshqitje dheu, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.

Më konkretisht më shumë se 34 milionë kalifornianë janë duke u përballur me

Përmbytja e shpejtë e ditës së sotme çoi gjithashtu në raportime për rrëshqitje dheu dhe gurësh në disa zona.

Shërbim i Kombëtar i Motit në Sacramento të Kalifornisë ka paralajmëruar qytetarët duke thënë: “Prisni ndërprerje të gjera të energjisë, pemë të rrëzuara dhe kushte të vështira drejtimi. Përgatituni nëse nuk e keni bërë.”

Mediat vendase kanë raportuar se deri më tani rreth 138000 shtëpi dhe banesa janë duke u përballur me mungesën e energjisë elektrikë. Ndërsa për lëndime njerëzore nuk ka pasur asnjë raportim.

Kalifornia ka qenë “viktimë” ndaj përmbytjeve sepse pjesa më e madhe e shtetit është dëmtuar nga thatësira historike ose zjarret shkatërruese.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: