Arrestohet një 46-vjeçar shqiptar në Milano të Italisë, për trafik të lëndëve narkotike.

Ngjarja ka ndodhur më 8 janar, ku gjatë kontrollit fizik të autoriteteve italiane në banesë, gjenden dhe sekuestrohen 900 doza kokainë.

Fillimisht 46-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e policisë pasi doli nga një makinë dhe më pas

Gjatë ndalimit, shqiptarit iu gjetën 295 euro dhe katër palë çelësa të dy banesave dhe dy makinave. Brenda dorezës së makinës u gjetën 19 mbështjellës kokainë me peshë 81 gram dhe një peshore precize.

Ndërsa në bodrumin e shtëpisë, në Vimodrone, agjentët sekuestruan 878 mbështjellës kokaine me peshë totale 356 gram dhe një peshore precize, ku po ashtu, u gjetën dhe 16610 euro.

(BlakanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb