Trajneri francez i Arabisë Saudite, Herve Renard me siguri do të mbahet mend gjatë nga tifozët, pasi skuadra që ai drejton mundi në Botërorin e Katarit kampionët e Argjentinës. Kohët e fundit është përfolur shumë për Renard dhe thuhet se e ardhmja e tij mund të jetë në pankinën e Belgjikës. Ka qenë vetë tekniku që ka mohuar thashethemet, me një postim në rrjetet sociale.

“Lajmi që sugjeron kandidimin tim për pankinën belge është totalisht i rremë” – Shkruan ai.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: