Ismael Bennacer ka rinovuar kontratën me Milanin. Mesfushori i njohur nga Algjeria ka nënshkruar një marrëveshje që pritet të zgjasë deri në vitin 2027.

Ky vendim ka ardhur si dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Pioli, i cili e vlerëson Bennacer në maksimum dhe e shikon si pjesë e projektit të së ardhmes.

Në kontratë ka disa detaje të rëndësishme. Për shembull, parashikohet prishja e kontratës vetëm nëse dikush paguan klauzolën prej 50 milionë euro (hyn në fuqi pas vitit 2024).

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: