Situata e gripit dhe virozat kanë përfshirë të gjithë vendin këto ditë. Të ftuar sot në rubrikën “Opinion” në Neës24 me gazetaren Ola Bruko, mjekja pediatre Lulieta Serbo, dhe mjeku i spitalit “Shefqet Ndroqi” Arben Tanka, kanë evidentuar simptomat e këtij virusi dhe se kur udhët të shqetësohemi.

Ata thanë se shenjat e para janë temperaturë 3 deri në 4 ditë, kollë dhe dhimbje kyçesh e muskujsh, por të gjitha këto futen në simptoma normale dhe se nuk ka vend për t’u shqetësuar.

Ata thonë se nëse temperatura vijon për më shumë ditë dhe kolla kthehet me sekrecione dhe shoqërohet me dhimbje krahasori, atëherë duhet bërë kontroll fillimisht tek mjeku i familjes.

“Janë shifra të një virozë dhe janë në kushte normale, por ky vit ka të veçantë që vesh se janë disa viruse në qarkullim, janë dhe rinoviruset, pra një kokteil virusesh. Aktualisht në pediatri ne kemi  filluar të ndjejmë komplikacionet e këtyre viruseve.

Simptomat e këtij gripi tek fëmijët, gastrointestinale, mund të kenë edhe pak kollë. Komplikacionet respiratorë janë kryesoret,  fëmija mezi merr frymë, mund të kenë një kollë lodhëse, që dhe të detyrojë ata të drejtohen tek mjekët. Temperatura e lartë mund të jetë e virozës por edhe e komplikacioneve. Nuk duhen përdorur antibiotikë në ditët e para nëse nuk ka komplikacione”, u shpreh ajo.

“Sanatoriumi këtë periudhë e ka pasur të ngarkuar çdo vit, edhe këtë vit kështu është. Një pjesë e mirë e shtrimeve në spital janë me virus, dhe ka pësuar shtim nga mesi i dhjetorit e deri tani. Jemi me kapacitet mbi numrin mesatar të shtretërve. Simptomat janë temperaturë tre-katër ditë, dhimbje muskujsh dhe kyçesh, mund të ketë dhe grip, por këto nuk janë për tu alarmuar, por nëse temperatura vazhdon dhe kolla fillo me sekrecione dhe dhimbje gjoksi, fillimisht duhet t’i drejtohemi mjekut të familjes. Shenjat janë të njëjta si tek fëmijët por edhe të pjesa tjetër e popullatës. Presim deri në fund të janarit të arrihet piku”, u shpreh mjeku.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: