Irani ka ekzekutuar britaniko-iranian Alireza Akbari, pasi e dënoi me vdekje nën akuzën e spiunimit për Britaninë. Lajmi u konfirmua nga Agjencia e Lajmeve Gjyqësore Mizan.
Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverley tha dje se Irani nuk duhet të vazhdonte me vendimin për ekzekutimin e Akbarit, një ish-zv.ministër i Mbrojtjes iraniane. Britania theksoi se dënimi i tij me vdekje ishte i motivuar politikisht dhe bëri thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm.
“Alireza Akbari, i cili u dënua me vdekje për akuzat për korrupsion në terren dhe veprime të gjera kundër sigurisë së brendshme dhe të jashtme të vendit duke spiunuar për shërbimet e inteligjencës të qeverisë britanike, është ekzekutuar”, raporton agjencia e lajmeve Mizan në Twitter. 61-vjeçari akuzohej se kishte marrë 1.805.000 euro, 265.000 paund dhe 50.000 dollarë për spiunazh.
(BalkanWeb)
