Juve pësoi një humbje shumë të rëndë në transfertë përballë Napolit, një disfatë që tronditi jo pak edhe trajnerin Allegri, kjo u pa qartë në fundin e sfidës.
Tekniku i “Zonjës së Vjetër”, menjëherë sapo arbitri mbylli ndeshjen, iu drejtua dhomave të zhveshjes, pa kthyer kokën pas, e pa përshëndetur rivalët.
Spalletti e ndoqi për disa metra, deri përpara se Allegri t’i drejtohej tunelit, për t’i dhënë dorën.
Allegri e pa në momentin e fundit, duke i zgjatur dorën kolegut të tij, por këto pamje bënë menjëherë xhiron në rrjet.
(BalkanWeb)