SHBA
Chrissy Teigen ka sjellë në jetë fëmijën e saj dhe John Legend. Foshnja e çiftit lindi të premten, më 13 janar. Lajmi u konfirmua nga vetë këngëtari i njohur disa orë pas ardhjes së fëmijës së tij.
John Legend 43 vjeç, i tha një turme në një koncert privat se ata mirëpritën “foshnjën e vogël këtë mëngjes”. “Çfarë dite e bekuar”, u tha ai fansave për lajmin e bukur.
Këngëtari shtoi se ndërsa “nuk ka fjetur shumë”, ai “ndihet energjik” pasi ka kaluar “shumë kohë” në spital. Chrissy njoftoi se ishte sërish shtatzënë në Instagram gjatë gushtit, duke postuar një foto me barkun e rrumbullakosur.
Lajmi i lumtur erdhi gati dy vjet pasi ajo dhe John humbën djalin e tyre Jack 20 javë në shtatzëninë e saj. Ajo më vonë zbuloi se vdekja e djalit të saj të ndjerë ishte rezultat i një aborti që i shpëtoi jetën.
Në njoftimin e saj për shtatzëninë, Chrissy i përshkroi vitet e fundit si një ‘mjegullim emocionesh’ pas humbjes së Jack dhe betejës pasuese për të mbetur shtatzënë nëpërmjet IVF. Çifti tashmë janë prindër të djalit Miles Theodore dhe vajzës, Luna Simone
