Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, për qëndrim të paligjshëm dhe dyshime për vjedhje.

Autoritetet vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 7 janar, ku në kuadër të shërbimeve të kontrollit territorial për parandalimin e vjedhjeve në banesa, autoritetet kanë identifikuar si të dyshimtë makinën e 36- vjeçarit shqiptar me iniciale P.S.

Gjatë kontrollit policor në makinën e tij, u gjetën kaçavida të llojeve të ndryshme, tre pishtarë dhe katër çelësa, të dyshuara se janë përdorur për të hyrë dhe grabitur banesa.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb