Kalifornia është ende duke u përballur me stuhinë e shiut, erës dhe borës, duke shkaktuar vdekjen e 19 personave dhe ndërprerjen e energjisë elektrike.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar qytetarët se stuhi të tjera do të vrazhdojnë edhe gjatë javës që vjen. Rreth 68,000 konsumatorë janë pa energji elektrike.
Nën situatën shqetësuese, presidenti i SHBA Joe Biden ka miratuar dje një deklaratë emergjence për shtetin, duke urdhëruar ndihmë për rimëkëmbjen e zonave të prekura nga moti ekstrem.
We have received 21.3″ (54 cm) of #snow in the last 24 hours and it’s still coming down hard out there! The snowpack is DEEP with ~10 feet (3 meters) of snow already on the ground!
We’re expecting another 2-3 feet of snow by Monday morning, so much more to come!#CAwx #CAwater pic.twitter.com/KLL2aOoOpX
— UC Berkeley Central Sierra Snow Lab (@UCB_CSSL) January 14, 2023
Nga ky vendim do të përfitojnë qarqet si Merced, Sacramento dhe Santa Cruz.
Po ashtu me qindra mijëra qytetarë janë evakuuar nga banesat e tyre të përmbytura.
Autoritet amerikane kanë raportuar vdekjen e 19 qytetarëve, ku midis tyre është një djalë 5 vjeçar i cili u gjet i pajetë në makinën e përmbytur të nënës.
Gjysma e viktimave raportohet se janë shoferë pasi kanë mbetur të bllokuar në mes të rrugëve dhe mundësia për ti shpëtuar ata, ka qenë e pamundur në ato momente.
(BalkanWeb)
