Një 34-vjeçar shqiptar, është arrestuar ditën e djeshme në Castellarano të Italisë pas një  urdhër-arresti evropian të lëshuar kundër tij nga autoritetet gjyqësore franceze.

34-vjeçari, Saimir Merdhoqi është dënuar me 3 vite burg  nga Franca për një sërë vjedhjesh në banesa, duke u njohur si “hajduti akrobat”, pasi ngjitej edhe në katet më të larta.

Prej ditës së djeshme, Merdhoqi, ndodhet në burgun e Reggios ku u dërgua nga policia italiane për ta ekstraduar në Francë, ku do vuajë dënimin prej 3 vitesh.

Në vitin 2014 në Francë, ishte përgjegjës për një sërë vjedhjesh në banesa, ndaj u dënua por nuk u arrestua për shkak se ishte larguar për në Itali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb