Përfundon pas rreth 21 orësh aventura e frikshme e 43-vjeçarit Andrea Dervishi në kanionet e Holtës në Gramsh.

Burri kishte shkuar si vizitor në zonë për të parë nga afër një prej vendeve turistike të Gramshit, por ka mbetur në shkëmbinjtë e thepisur për disa orë. Prej ditës së djeshme u nis një operacion për shpëtimin e tij, i cili u finalizua mesditën e sotme.

Gramsh 1
Gramsh 1

Gazetari Shkëlzen Henkoja raportoi për “BalkanWeb” se pasi është nxjerrë nga kanionet, 43-vjeçari është dërguar në urgjencën e spitalit të Gramshit.

Në operacion për shpëtimin e tij morën pjesë dhe forcat RENEA.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb