Rusia po ekzekuton publikisht trupat që kundërshtojnë urdhrat e Vladimir Putin në Ukrainë sipas raportimeve të fundit të mediave britanike.

Sipas tyre ushtarët rusë të cilët kanë dezertuar u kanë rrëfyer forcave ukrainase për ekzekutimet për të cilat ata thonë se janë kryer publikisht.

Të burgosurit e grupit të Rusisë Wagner, i cili ka vrasës, përdhunues dhe tregtarë droge në vijën e tij të parë të frontit, janë pajtuar me rrëmbyesit e tyre ukrainas.

Daily Star raportoi për një ushtar të kapur i cili tha: “Ata që nuk binden eliminohen, kjo bëhet publikisht.”

Grupi Wagner, i drejtuar nga Yevgeniy Prigozhin, përdor ish të burgosurit për të luftuar në vijën e parë të frontit dhe u quajt “arma sekrete më e rrezikshme e Putinit në pushtimin e Ukrainës”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: