Dëmtimi i Manuel Neuer ka shqetësuar tejmase kampin e Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë janë të detyruar tashmë të hyjnë në merkato, për të kërkuar një portier cilësor.

Një nga emrat që përflitet shumë në korridoret e zyrave të Borussia Moenchegladbah është Yan Sommer. Bayern ka nisur kontaktet dhe për të finalizuar marrëveshjen nevojiten 5 milionë euro.

Portieri zviceran është prej vitesh pjesë e Gladbah ndërsa më parë ka luajtur edhe në Superligën e Helvetëve, me Basel.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: