Një oficer policie britanik është përfshirë në një super skandal , pasi pranoi dhjetëra përdhunime dhe shkelje seksuale pas sulmeve ndaj 12 grave.
David Carrick, i cili njihej nga kolegët e tij si “B*****d Dave” ka pranuar fajësinë në Gjykatën e Londrës ditën e sotme.
Carrick pranoi 49 akuza, duke përfshirë 24 akuza për përdhunim, për krime të kryera gjatë një periudhe 18-vjeçare.
Akuzat lidhen me më shumë se 80 vepra seksuale duke përfshirë të paktën 48 përdhunime.
Gjykata e Londrës është shprehur se krimet e Carrick ishin “të tmerrshme” dhe u kërkoi forcave të çrrënjosnin oficerët kriminalë “për të rivendosur besimin e publikut i cili është shkatërruar”.
Menjëherë pas bërjes publike të super skandalit, Policia Me, ku autori ka qenë pjesë e saj, ka kërkuar falje për oficerin e tyre. Gjatë nëntorit Carrick është akuzuar për përdhunim dhe dhunë brenda familjes, por nuk u përball me sanksione penale ose për sjellje të pahijshme për këto akuza.
48-vjeçari Carrick, ka pranuar se ka përdhunuar nëntë nga gratë, duke i lënduar dhe fizikisht ato.
(BalkanWeb)
