Modelja e njohur braziliane, Izabel Goulart ka tërhequr vëmendjen e fansave e saj me një sërë fotosh me bikini. Goulart mbahet mend nga të gjithë për faktin se shkëlqeu në tribunat e Botërorit të Katarit, teksa bëri tifo për dy kombëtare. Po, po, ajo mbështeti vendin e origjinës, Brazilin dhe gjithashtu ishte tifozë numër një e Gjermanisë, pasi partneri i saj, Kevin Trapp mbronte ngjyrat e Panzerave.

Siç shihet në foto, bukuroshja ka shijuar disa pushime ndërsa Trapp i është rikthyer impenjimit me skuadrën e Eintrachtit të Frankfurtit.

Llogaria e Goulart në Instagram tani ka 4.5 milionë ndjekës, me Izabel që ka postuar gjithsej 2967 fotografi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Izabel Goulart (@izabelgoulart)

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: