Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me borxhin publik të qeverisë.

Në një postim në Facebook, Meta ka shkruar se banda e “Riluindjes” ka thelluar këtë borxh, duke financuar korrupsionin, teksa ka shtuar se fermerët shqiptarë nuk do të ishin në krizë në rast se do subvencionohej bujqësia.

“Banda e “Rilindjes” ka thelluar borxhin publik, duke financuar korrupsionin dhe investimet publike, që janë jashtë kornizave ligjore dhe jashtë prokurimeve sipas standarteve të ligjit. Fermerët shqiptarë nuk do të ishin në këtë krizë të thellë, në rast se këto financime do të adresoheshin për subvencionimin e bujqësisë”, ka shkruar Meta.

Më herët, Meta është shprehur se nga viti 2013 deri më sot borxhi publik ka arritur në 107% prej 62.4%, sakaq ka shtuar se Shqipërisë do i duhen 13 vite për ta shlyer.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: