Me arrestimin e bosit italian të mafies të kërkuar prej 30 vjetësh, Matteo Messina Denaro, lista e të arratisurve të rrezikshëm të grupit Interforce zvogëlohet në katër. Ata janë Attilio Cubeddu, Giovanni Motisi, Renato Cinquegranella dhe Pasquale Bonavota  .

Kush janë katër të arratisurit?

Attilio Cubeddu , i lindur më 2 mars 1947 në Arzana (Nuoro) është shpallur i kërkuar që prej vitit 1997 për rrëmbim,  vrasje dhe lëndime të tjerë të rënda. Më 18 mars 1998 u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe arrestim me qëllim ekstradim.

Giovanni Motisi, i lindur më 1 janar 1959 në Palermo, i kërkuar që nga viti 1998 për vrasje, në vitin 2001 për përfshirje në bandat e mafies, në 2022 për vrasje, ku u dënua me burgim të përjetshëm. Ndërsa në 10 mars 1999 u shpall në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi.

Renato Cinquegranella, i lindur më 15 maj 1949 në Napoli, i kërkuar që nga viti 2002 për shoqërim kriminal të tipit mafioz, bashkëpunim në vrasje, posedim dhe armëmbajtje pa leje dhe grabitje. Më 7 dhjetor 2018, u shpall në kërkim ndërkombëtar për arrest me qëllim ekstradimi.

I fundit, Pasquale Bonavota , i lindur më 10 janar 1974 në Vibo Valentia, i kërkuar që nga viti 2018 për përfshirje në grupe të mafies dhe vrasje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb