TIRANË

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi deklaron se qeveria shqiptare shpenzon 11 herë më pak për qytetarët e saj se qeveritë në vendet e BE-së.

Blushi shkruan se për çdo shqiptar që paguan rregullisht mijëra lekë taksa, shërbimet publike që merr nga Qeveria kapin vlerën rreth 1.7 euro në ditë, thënë ndryshe baras me 2 bukë.

Ai thekson se EUROSTAT e rendit Shqipërinë të fundit në rajon dhe Europë për shpenzimet që Qeveria bën për qytetarët.

Sipas tij, është kjo arsyeja pse vetëm në një vit “Rilindja” vodhi 1 miliard euro taksa, ndërkohë që Edi Rama dhe zyrtarët e tij flenë mbi miliona e qindra mijëra euro poshtë dyshekëve dhe mbushin tubat e ajrimit me para.

POSTIMI I PLOTË
Për çdo shqiptar që paguan rregullisht mijëra lekë taksa, shërbimet publike që merr nga Qeveria kapin vlerën rreth 1.7 euro në ditë, thënë ndryshe baras me 2 bukë.??

EUROSTAT e rendit Shqipërinë të fundit në rajon dhe Europë për shpenzimet që Qeveria bën për qytetarët.
? Për shëndetin?‍⚕️, arsimin?‍?dhe shërbimet e përgjithshme publike?‍♂️ “Rilindja” shpenzon në vit 644 euro për çdo qytetar.

? Në Mal të Zi shifra fiksohet pranë 1,585 eurove për frymë, ose rreth 2.5 herë më shumë se në vendin tonë.
? Për Serbinë, shifrat flasin për 1,315 euro për frymë.

? Në Bashkimin Europian, mesatarisht kjo normë fiksohet pranë 7,156 eurove për frymë në vit.
Pra, Qeveria shqiptare shpenzon për qytetarët e saj 11 herë më pak se ajo që shpenzojnë qeveritë e vendeve të BE.

Shqiptarët paguajnë taksat por Qeveria e tyre i vjedh papushim me inceneratorë, koncensione, tendera sekretë, me PPP, në dogana e tatime dhe me shpenzime luksi, si udhëtimet e Kryeministrit me avion personal.?

Është kjo arsyeja pse vetëm në një vit “Rilindja” vodhi 1 miliard euro taksa, ndërkohë që Edi Rama dhe zyrtarët e tij flenë mbi miliona e qindra mijëra euro poshtë dyshekëve dhe mbushin tubat e ajrimit me para.

Blushi Fb
Blushi Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb