Ministri i Brendshëm i landit të Saksonisë së Poshtme, Boris Pistorius do të jetë ministri i ri gjerman i Mbrojtjes. Politikani socialdemokrat pason Christine Lambrecht.

Sipas informacioneve të ARD-së, Boris Pistorius pritet të jetë ministri i ri federal i Mbrojtjes. Ai zëvendëson kështu ministren e Mbrojtjes që sapo dha dorëheqjen, Christine Lambrecht. Ministrja Lambrecht, e cila prej disa muajsh ishte në qendër të kritikave, i dorëzoi dorëheqjen me shkrim të hënën (17.01) kancelarit Scholz.

Pistorius është nga viti 2013 ministër për Çështjet e Brendshme dhe Sportin në landin e Saksonisë së Poshtme. Më parë ai ka pasur përvojë në nivelin komunal si kryetar bashkie i qytetit Osnabryk.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb