Disa javë pas nënshkrimit të Cristiano Ronaldos, Al Nassr mund të firmosë me një tjetër ish-lojtar të Real Madridit. Bëhet fjalë për portierin Keylor Navas, me kostarikanin që nuk është i lumtur në Paris te PSG për mungesë minutash dhe mundësia për të nënshkruar me skuadrën saudite është reale. Pas situatës së Ospinës, i cili do të mungojë për disa muaj për shkak të një dëmtimi të rëndë në bërryl, portieri i PSG-së është prioritet për ta zëvendësuar.
Këtë sezon, Navas ka luajtur një ndeshje, më 6 janar kundër Châteauroux në Kupën e Francës.
Paga e lartë që kërkon “gardiani” nuk është një pengesë për Al Nassr, i cili tashmë ka thyer rekord duke nënshkruar me Cristiano Ronaldon, operacion që kushton 200 milionë euro në sezon. PSG nuk do ta pengojë largimin e tij, të reja të tjera priten në vijim.
(BalkanWeb)
