Francezët e kanë përjetuar më së shumti tmerrin që kaluan sot qytetarët e Brukselit, pas sulmeve terroriste që shkaktuan 28 viktima e dhjetëra të plagosur. Franca e përjetoi vetëm pak muaj më parë atë që tani po ndien Brukseli.
Një karikaturë mjaft prekëse e publikuar nga “Le Monde”, po qarkullon online dhe është shpërndarë mijëra herë në rrjetet sociale.
Në shenjë solidariteti me popullin belg, kulla Eiffel do të vishet sonte me ngjyrat e flamurit të Belgjikës.
(er.nu/BalkanWeb)
