Teksa situata me reshjet në vend duket se vetëm ka nisur pasi ende nuk ka pasur raportime për bllokime apo dalje lumenjsh nga shtrati, qyteti i Shkodrës ka nisur të ndjejë efektet e para.

Sipas gazetarit Senad Nikshiqi situata në qytetin verior paraqitet e tillë deri më tani, ku niveli i lumit Drin ka shënuar kuotën 5.8 metra me një rritje prej 10 centimetrash, ndërsa niveli i liqenit është rritur me 5 centimetra.

Nga ana tjetër rruga Prekal- Mali i Shoshit- Ndrejaj është bllokuar nga rrëshqitjet e dherave dhe gurëve, ndërsa është hapur rruga Mes-Ura e Shtrenjtë e cila ishte bllokuar natën e kaluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: