Në emisionin “Open” në News24, Gjergj Erebara tha se koncesioni në aksin më të rëndësishëm të vendit, veri-jug ishte pa garë.

Gjithashtu theksoi se rruga Thumanë-Kashar nuk është i vetmi peng i vendosur nga qeveria në kurriz të qytetarëve. Ndër të tjera shtoi se plani i qeverisë është të krijojë kontrata të tilla që edhe në se rast sipas tij, qeveria Rama bie, vendi të jetë peng të së njëjtës strukturë ekonomike dhe politike në vend.

“Nuk është mrekulli e inxhinierisë. Koncesioni ka qenë pa garë dhe jemi në situatën ku duhet të bëhemi peng për 35 vite me radhë në aksin më të rëndësishëm të vendit, në jug. Nuk është i vetmi peng që na vë në kurriz qeveria. 400 mln euro edhe sikur rruga të bëjë, nuk kuptohet logjika ekonomike. Për çfarë arsye vendi duhet të harxhojë 1.3 mld euro për të paguar tarifat kur mund të paguajë tarifat 400 mln euro. Në gjithë botën jepen kur një kompani do bëjë një shpikje, por rruga nuk është shpikje dhe nuk ka arsye përse të jepet me koncension përveç faktit kur ka korrupsion dhe tentativë për ta transformuar vendin në një oligarki. Kjo është plani i qeverisë të krijojë kontrata të tilla që edhe pasi të bijë qeveria Rama ne të jemi prapë peng të së njëjtës strukturë ekonomike dhe politike në vend”, tha Erebara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: