Kanye West u martua me stilisten e Yeezy, Bianca Sensori, vetëm dy muaj pasi u finalizua divorci i tij nga Kim Kardashian.

Sipas informacioneve të Daily Mail, reperi 45-vjeçar ka zhvilluar një ceremoni private me Bianca Sensori dhe çifti është parë me unaza martese, 2 muaj pas divorcit të tij nga Kim Kardashian.

Është e paqartë se prej sa kohësh ata e njohin njëri-tjetrin dhe kanë qenë në një lidhje, por Sensory iu bashkua label-it Yeezy të Kanye West në nëntor 2020.

Të njëjtat informacione thonë se pavarësisht se ceremonia dyshohet se ka ndodhur, martesa e tyre nuk është ende e ligjshme pasi çifti nuk ka depozituar certifikatën e nevojshme.

Kush është Bianca Sensori

Bianca Sensori është 27 vjeçe dhe kryetare e pjesës së dizajnit të kompanisë me produktet e promovuara nga reperi. Ky është një pozicion që ajo e ka siguruar pas diplomimit master në fushën e Arkitekturës në Universitetin e Melburnit në Australi. Gjatë studimeve, Sensori themeloi një markë bizhuterish.

Biznesi filloi kur ajo dhe një shoqe, Irene, filluan të bënin gjerdan dhe byzylykë kristali Swarovski për veten dhe miqtë e tyre, një hobi që i frymëzoi ata të krijonin diçka më të madhe.

Pas diplomimit, Sensori u bë konsulent dizajni për një vit përpara se të punonte si studente arkitekture për 3 vjet.

Më pas ajo përfundoi një diplomë master në 2019-2020 përpara se të transferohej në Los Angeles, ku mori punën në kompaninë e West.

Deri para pak kohësh ajo kishte një profil në Instagram, i cili numëronte gati 17 mijë ndjekës, por e fshiu atë.

Muajin e kaluar, reperi nderoi ‘gruan’ e tij të re duke ripublikuar këngën ‘Censori Overload’.

Në tekstet e këngëve, ai diskuton beqarinë e tij para martesës, duke kënduar: “Dhe Bibla tha, nuk mund të bëj më seks derisa të martohem”.

Të hënën, reperi u pa duke biseduar me Biankën dhe duke shijuar një drekë në një restorant në Nju Jork.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb