Trajneri i Teutës, Edi Martini ka dhënë mendimin e tij për barazimin 1-1 në Kupën e Shqipërisë me Erzenin.
“Ndoshta ishte një strategji e Erzenit që të luante në pjesën e dytë me titullarët për të na dëmtuar. E dija se do të vendosej gjithçka në ndeshjen e dytë. Por ky barazim ishte i drejtë. Nuk kam ndërmend që të lavdëroj dhe të shaj dikë në media. Kallaku? Besoj se do të jetë gati kundër Egnatias. Në 10 vitet e fundit ne kemi dalë pothuajse në çdo vit në Kupat e Europës” – Tha ai.
(BalkanWeb)
