Rritet bilanci i numrit të vdekjeve nga sulmi raketor i Rusisë në një ndërtesë në Dnipro të Ukrainës.

Kreu i administratës ushtarake, Valentyn Reznichenko  nëpërmjet një deklarate u shpreh se deri më tani kanë humbur jetën 46 persona.

Më tej ai ka shtuar se 11 persona janë shpallur të zhdukur, ndërsa midis viktimave, 11 prej tyre janë ende të paidentifikuar.

Nga sulmi i të shtunës së kaluar, mbetën të plagosur 80 persona, nga ku 24 prej tyre janë ende duke marrë ndihmë mjekësore në spital.

Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, mes tyre një vajzë 9-vjeçare.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb