Empoli humbi shërbimet e Ardian Ismajli për një periudhë kohore. Mbrojtësi shqiptar u dëmtua në ndeshjen ndaj Sampdorias dhe klubi i Serie A shpreson që lojtarin ta ketë sa më shpejt në dispozicion.

“Klubi i Empolit komunikon se kontrollet e kryera gjatë ditës së sotme mbi futbollistin Ardian Ismajli, kanë evidentuar një dëmtim të nivelit të ulët në një muskul në kofshën e majtë. Sportisti ka nisur menjëherë procesin e rehabilitimit me stafin mjekësor”, shkruan Empoli duke treguar situatën e Ismaljit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: