Teksa prej ditësh vendi ynë është përfshirë nga reshjet e shiut, në disa zona pati probleme. Pavarësisht problemeve që u shfaqën në Lezhë, duket se situata po normalizohet.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se në lumin Drin, niveli ka rënë me disa cm, çka ka mundësuar tërheqjen e ujit.

Aktualisht hodrovoret janë në punë, por serish disa hektarë tokë bujqësore janë të mbuluara nga uji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: