Berat Gjimshiti rikthehet më në fund si titullar tek Atalanta, këtë e bën në Kupë përballë Spezia-s. Bergamaskët ishin në formë të mirë duke siguruar një biletë për në fazën çerekfinale pas fitores me rezultatin 5-2. Gasperini dhe djemtë e tij tashmë duhet të bëjnë llogaritë në këtë fazë me Interin.

Lookman realizoi dy gola të shpejtë brenda 12 minutash, ndërsa brenda pjesës së parë u shënuan dhe tre gola të tjera me dy ekipet që iu drejtuan dhomave të zhveshjes pas rezultatit 3-2.

Në fraksionin e dytë, Atalanta shënoi edhe dy herë të tjera duke sigluar shifrat përfundimtare në 5-2.

Gjimshiti Nota
Gjimshiti Nota

Në përfundim të sfidës, Gjimshiti u vlerësua me notën 6: “Pak i butë në golin e dytë të shënuar nga Spezia, më pas ngriti murin e tij duke i lejuar pak raste kundërshtarëve.

“Ishte e rëndësishme për ne të kalonim këtë turn pasi ky është një kompeticion që na shkon përshtat. Luajtëm me Spezia-n edhe dy javë më parë, e dinim që përballë kishim një rival me cilësi. U treguam të zotë duke shfrytëzuar rastet që krijuam, po rritemi gjithnjë e më shumë”, u shpreh Gjimshti pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: