Reshje bore dhe në jug të vendit. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës, reshjet e dëborës krijuan vështirësi qarkullimi në aksin rrugor pranë Qafës së Llogarasë, ndërsa trashësia e dëborës shkoi deri në 20 centimetra.
Aktualisht në zonë nuk ka probleme në rrugë me kalimin e automjeteve, megjithatë kërkohet kujdes maksimal.
Drejtuesit e automjeteve duhet të jenë të pajisur me zinxhirë, për shkak të pranisë së ngricave në rrugë.
Problematike situata mbetet kryesisht në orët e para të mëngjesit, por edhe mbrëmjes pasi ulja e temperaturave në zonë krijon ngrica në rrugë