Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi duke transportuar një kuti kartoni me 5 pako me kanabis me peshë totale 2.55 kilogramë.

Sipas mediave greke bëhet me dije se i riu shqiptar synonte t’ia shiste drogën një personi tjetër i cili arriti t’i shpëtonte arrestimit.

Pas kontrollit të ushtruar në banesën  e tij u zbuluan dhe sekuestruan rreth 200 gramë kanabis dhe një sasi parash, ndërsa 33-vjeçari ka përfunduar në burg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: