Lajme të rëndësishme te Dortmund. Siç pritej, verdhezinjtë arritën të bindin talentin e jashtëzakonshëm për të qëndruar në Gjermani. Bëhet fjalë për Youssoufa Moukoko, lojtar 18-vjeçar i kërkuar nga gjysma e Evropës, ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me klubin gjerman deri më 30 qershor 2026.

“Nuk është sekret që ndihem mirë në BVB. Kam luajtur në ekipet e të rinjve, kam bërë hapat e mi të parë në futbollin profesionist këtu dhe tani jam gati të hedh hapin tjetër” – tha ai pas rinovimit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: