Ndeshja e Premierligës mes Southampton dhe Aston Villa u ndërpre nga një dron që fluturonte mbi qiellin e St Mary’s stadium.
Gjyqtari Michael Salisbury nxori të dyja skuadrat jashtë fushës, teksa Villa ishte gati të ekzekutonte një goditje të lirë në fundin e pjesës së parë. Pas një vonese 9 minutëshe ndeshja rifilloi, 45 minutat e para u mbyllën pa gola.

(BalkanWeb)
