SHBA
Çifti i njohur i showbizit, Kylie Jenner dhe Travis Scott u bënë prindër për herë të dytë në muajin shkurt. Por deri ditën e sotme Kylie nuk kishte bërë publik as emrin as foton e vogëlushit. Djali i tyre quhet Aire.
Kylie gjithashtu ka postuar një foto, ku zbulon pamjen e plotë të vogëlushit të saj, 11-muajsh, për herë të parë.
Kylie dhe Travis, e quajtën në fillim foshnjën e tyre, Wolf Jacques Webster, por më pas ajo njoftoi se do e ndryshonte emrin.
Pas lindjes, Kylie ka postuar vetëm foto të bëra gjatë shtatzënisë në Instagramin e saj, dhe e kemi vën re që Kylie tregohet gjithnjë e rezervuar në fillim me ekspozimin e fëmijëve të saj, ashtu siç ka vepruar edhe me Storm-in.