Zhbllokohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit. Teksa dje rreth 200 automjete u bllokuan në këtë aks, për shkak të reshjeve të dendura të borës, duke bërë të pamundur lëvizjen e tyre, sot situata duket më e qetë.

Gazetari Enver Doçi raportoi për News24 se aktualisht reshjet e dëborës në qarkun e Dibrës janë ndërprerë, por temperaturat e ulëta vështirësojnë lëvizjen në rrugë, për shkak të ngrirjes së borës.

Ndërkohë, shumë fshatra ndodhen të bllokuar pasi reshjet e dëborës kanë bllokuar rrugët. Aktualisht në Kalanë e Dodës trashësia e dëborës shkon deri në 40 cm.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb