Një sasi e madhe dherash ka rrëshqitur nga Kodër Currilat, duke bllokuar edhe njërën anë të rrugës që lidh këtë zonë me shëtitoren Taulantia.

Rrëshqitja e dherave ka ardhur si pasoje e reshjeve të shiut që përfshinë qytetin ditët fundit. Edhe pse dherat kanë rënë fare pranë bizneseve dhe banesave nuk ka pasur dëmtime në to. Disa vite me parë në këtë kodër u investuan afro 2 milionë euro.

Por investimi nuk rezultoi afatgjate, duke u dëmtuar vetëm 1 vit me vonë. Fadromat e pastrimit komunal të bashkisë kanë nisur pastrimin që në mëngjes për heqjen e baltës nga rruga. Kjo është situatë e përsëritur çdo herë që ka rrëshqitje dhe lagështi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb