Ditën e djeshme u bë e ditur se një nga banoret e Big Brother Vip Albania mund të kishte një sëmundje të rëndë.
Bëhet fjalë për banorën nga Kosova, Nita, ndërsa ajo që e ka kuptuar gjendjen e saj ka qenë Dola.
Në një debat të ashpër me Luizin ajo i ka përmendur një shprehje të tij në Prime e kaluar, kur tha se ajo Nita dhe Bjordi sillen vërdallë pishinës dhe marrin frymë kot në shtëpi.
Diola u shpreh nuk mund të thotë ashtu duke mos e ditur gjendjen shëndetësore me të cilën përballet gjithësecili aty.
Më pas ajo ka diskutuar me Nitën duke i thënë se e ka kuptuar gjendjen e saj pasi ka humbur një shoqe të ngushtë nga e njëjta gjë.
Nita zbuloi dje sa ka kryer disa analiza dhe se po pret përgjigjen e tyre, të cilat janë zbuluar sot.
Pa marrjes së rezultateve ajo ka zgjedhur të bëjë publike gjendjen e saj për banorët, ndërsa ka zbuluar se më parë ka vuajtur nga kanceri i gjirit, por se është operuar dhe gjithçka ishte në rregull.
Sa i përket rezultatit të analizave, Nita ka treguar se është zbuluar diçka por se nuk është shqetësuese dhe që duhet mbajtur në monitorim.
“Dua të ndaj me ju një ngjarje që ka ndodhur këto ditë me mua dhe që në fund të gjithë kësaj është një mesazh, një shqetësim, një sukses, të gjitha i ka brenda. Vitin e kaluar, unë kam pasur tumor në gji dhe jam operuar dhe doli gjithçka me suksese. Në momentin që kam hyrë këtu në shtëpi, ka disa ditë që kam pasur shtrëngime, shqetësime, disa dhimbje, gjatë ditës.
Disa banorë e kanë vënë re shqetësimin tim, Nuk kam treguar sepse kam qenë sot me produksionin në kontroll, kam qenë jashtë sot. Bëra një kontroll tjetër dhe doli që ka ende diçka, por nuk është shqetësuese, është nën mbikqyrje. Dua ta them sepse ekzistojnë njerëz këtu brenda që nuk sillen kot rreth pishinës, sepse po e pres një përgjigje për një stres që e kam pasur që nuk e kam pasur për detyrë të ngarkoj askënd me problemet e mia. Për lojën që bëj këtu brenda, nuk kam nevojë as të viktimizohem, as të më shihni për gjynah. Kjo nuk do të ndikojë aspak në lojë” tha Nita, ku të gjithë banorët më pas të përlotur shkuan ta përqafojnë.
Nita është larguar nga shtëpia e BBVA2.
View this post on Instagram
