Ekonomia e Evropës është duke shmangur një recension këtë vit, pasi 20 vende ë përdorin monedhën euro, kanë zgjeruar aktivitetin e biznesit.
Sipas analizës së “Indeksit të Menaxherëve të Blerjeve të eurozonës”, i cili ndjek aktivitetin në sektorët e prodhimit dhe shërbimeve, u rrit në 50.2 në janar nga 49.3 në dhjetor, duke treguar zgjerimin e parë që nga qershori.
Ky përmirësim në ekonominë evropiane vjen si pasojë rënies së çmimeve të energjisë dhe furnizimit, pasi janë zbutur rritjet e kostove të inputeve për prodhuesit.
Rihapja e ekonomisë së Kinës pas heqjes së kufizimeve të Covid ndihmoi në rritjen e optimizmit për ekonominë botërore. Kjo do të thotë se konsumatorët e Kinës do të fillojnë të shpenzojnë përsëri dhe kjo u reflektua në parashikimin e prodhuesit zviceran të orëve Sëatch (SËGAF), për shitjet rekord për vitin 2023.
Mirëpo, këtë përmirësim të ekonomisë nuk mund ta themi dhe për Britaninë.
Një sondazh i kryer nga ekspertët e ekonomisë tregojnë se aktiviteti i biznesit përgjatë këtij muaji është i ulët.
Sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare të Britanisë, ekonomia e vendit ka humbur shumë ditë punë nga grevat midis qershorit dhe nëntorit të vitit 2022 sesa çdo periudhë 6 mujore përgjatë 30 viteve të mëparshme.
Tjetër faktor që ka ndikuar në ekonominë e Britanisë është dhe rritja e borxhit publik.
Vetëm në dhjetor borxhi publik u rrite me 27.4 miliardë dollarë, më e larta që prej vitit 1993.
(BalkanWeb)
