Pas sulmeve të natës së sotshme në Bruksel, Mariah Carey, është paralajmëruar që të mos e mbajë koncertin e planifikuar në kryeqytetin belg.
Carey ka në plan që të mbaj një koncert këtë të diel, mirëpo ekipi i sigurimit të saj po e kundërshton fuqishëm këtë gjë.
Ata i kanë dhënë asaj shumë arsye pse nuk duhet ta mbaj këtë koncert duke i thënë se ky nuk është një koncert i thjeshtë pasi ajo pritet të performojë aty për ditëlindjen e saj.
Ende nuk dihet se çfarë ka vendosur këngëtarja kurse ekipi që punon për Carey janë duke pritur për ndonjë këshillë nga ambasada amerikane në Belgjikë.
(m.k/BalkanWeb)
