Teksa Partia Demokratike la si zonë të lirë 3 bashki të jugut të vendit për aleatin e saj, PBDNJ-në, firmoset marrëveshja e koalicionit mes këtyre dy partive.

Ishte kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ata që firmosën marrëveshjen dhe me pas mes tyre pati nje shtrengim duarsh.

Kujtojmë se Dule më 21 janar zgjedhoi 3 kandidatët për kryetarë bashkie që do garojnë në 14 maj, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm i Omonias. Kështu për Bashkinë e Himarës është zgjedhur të garojë Fredi Beleri, në bashkinë e Finiqit Leonidha Hristu si dhe në Dropull Anastas Maneka.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb