Mbiemri i saj është i ish-basketbollistit të madh Shaquille O’Neal, por arsyeja që e lidh Sophie O’Neill me basketbollin dhe NBA është një tjetër. Në fakt, flirtimi i inskenuar me LeBron James e bëri atë një yll absolut të rrjeteve sociale gjatë ditëve të fundit.

Në videon e bërë virale modelja tërheqëse britanike shihet duke hedhur shikime intensive dhe provokuese ndaj yllit të Los Angeles Lakers gjatë ndeshjes kundër Houston Rockets, të cilën ajo e ndoqi në vijën e parë të tifozëve. Gjestet nuk e lanë indiferent kampionin e NBA, së cilës më në fund arriti t’i buzëqeshte.

Modelja është përpjekur edhe herë të tjera të afrohet me yllin e NBA, por nuk ia ka dalë dot. LeBron James është një nga sportistët me ndikimin më të madh në botë dhe si duket Sophie do që të bëhet protagoniste.

Në fakt, edhe me kaq ia ka arritur, pasi në një hark kohor të shkurtër ndjekësit e saj në Instagram janë dyfishuar. Gjithsesi, vetë modelja nuk ka postuar asnjë foto apo video të Lebron James në profilin e vet si adhuruese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb