Kukësi po punon shumë që të shpëtojë fatet e sezonit. Verilindorët kanë njoftuar se kanë firmosur me sulmuesin e djathtë, Erduan Smajli. Bëhet fjalë për një kontratë, e cila pritet të zgjasë 3 vite.

“Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi i djathtë Erduan Smajli është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 19-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 3 sezone, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.
⚽️ 19 vjeçari nga Ferizaj, i lindur në Zvicër vjen te Kukësi nga kampionati zviceran ku së fundmi ka qenë pjesë e Chiasos teksa është një futbollist i dalë nga akademia e Young Boys. Smajli ka luajtur edhe me ekipin e moshave të Genoas në Itali.
? Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Erduan Ismajli dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Erduan” – Shkruan klubi.

 

Kukësi ka bërë të ditur firmën me Oëusu Johnson. Johnson ka nënshkruar një kontratë për 2 vite e gjysmë.

“Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi i majtë Johnson Oëusu është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 24-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për dy sezone e gjysmë.
⚽️ 24 vjeçari ganez vjen te Kukësi nga kampionati portugez ku sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Camacha. Në të shkuarën ka qenë pjesë e Trinity Zlin në Çeki, Braga U19 dhe Maritimo B në Porto” – shkruan Kukësi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: